Ndeshjet e nesërme të Kategorisë Superiore janë një ferr i vërtetë sa i përket ekipeve që ndodhen në vendet e fundit. Aktualisht janë duke u luajtur dy gara brenda një kampionati të vetëm. Pas luftës për titull është po aq e nxehtë edhe gara për mbijetesë në elitën e futbollit tonë.
Ndarja e ndeshjeve në këtë herë është vërtet interesante teksa vendet e para do të ndeshen kundër vendeve të fundit. Skënderbeu do të ketë misionin e vështirë për të dalë me pikë nga transferta e Laçit, me ekipin e Duros që synon titullin kampion.
Nga ana tjetër Kastrioti do të ketë një koeficent vështirësie edhe më të madhe kundër Teutës kryesuese, por me ndryshimin se krutanët luajnë në shtëpi. Ndërkohë më të lehtë nuk do ta ketë ndeshjen Bylisi që do të luajë me Vllazninë, ku shkodranët duhet t’i japin kundërpërgjigje kritikëve të tyre dhe të mbushi disi me optimizëm tifozët pas zhgënjimeve të fundit. /Sport Ekspres/