Shqiptari i parë që luan për Malajzinë, Liridon Krasniqi e tepron me fjalët: Ëndrra u bë realitet! Kjo krenari e madhe…

Liridon Krasniqi është bërë futbollisti i parë shqiptar që zgjedh të përfaqësojë Malajzinë. Sikur të mos mjaftonin përfaqësueset e tjera në Europë, lojtarët shqiptarë janë duke parë edhe vende të tjera në botë që të luajnë me fanellën e tyre. Por padyshim që deklarata e bërë nga ana e Krasniqit mund të quhet e tepruar. Sulmuesi shqiptar e ka cilësuar zgjedhjen e Malajzisë si ëndrrën e madhe që është bërë realitet.

“Selam Alejkum të gjithë. Thjesht dua të ndaj një ëndërr që u bë realitet sot. Që kur kam filluar karrierën time të futbollit në Malajzi, ka qenë një ëndërr të përfaqësoja një vend që ka formuar karrierën time si një karrierë profesionale futbolli për disa vitet e fundit.

Për të marrë thirrjen time të parë për Kualifikuesit e Kupës së Botës nga Ekipi Kombëtar i Malajzisë padyshim që më jep një krenari dhe gëzim të madh dhe unë jam përtej i përulur dhe mirënjohës për mundësinë për të përfaqësuar Malajzinë në sa më të mirë të aftësive të mia në arenën ndërkombëtare”, shkruan Krasniqi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online