Gjykata e Tiranës ka marrë vendimin sa i përket zyrtarëve të klubit të Kastriotit. Këta të fundit nuk u përmbajtën dot pas golit të shënuar nga Tirana.
Gazmend Vogli, administratori i klubit, do të futej në fushë duke ndërprerë takimin. Ndërkohë presidenti Alban Vogli do të kundërshtonte forcat e policisë.
Sipas asaj që raporton “News24”, Gjykata e Tiranës liroi nga qelia Alban Voglin dhe Gazmend Voglin. Për presidentin e klubit u caktuar masa me detyrim paraqitje dhe për Gazmend Voglin u mor masa për arrest në shtëpi. /Sport Ekspres/