Derbi i kryeqytetit në vështrimin e video-analistit, çfarë do të kemi parasysh për Partizani-Tirana

0

Kjo është java e Derbit të Tiranës. Ndeshja më e pritur nga të dy tifozeritë e kryeqytetit shqiptar nuk është kurrë një ndeshje si gjithë të tjerat, mbi të gjitha kur në mes është akoma mundësia për të fituar titullin kampion. Por si është një javë e tillë për një analist futbolli?

Të gjitha ndeshjet janë njësoj

Nuk ka një ndeshje në të cilën një analizë duhet të bëhet në mënyrë të ndryshme nga të tjerat. Të gjitha ndeshjet e kampionatit vlejnë tre pikë dhe kanë të gjitha të njëjtën rëndësi. Për këtë arsye, analiza e kundërshtarit direkt nga Partizani dhe Tirana duhet të përgatitet si ?do tjetër. Aq më tepër që, nëse ndryshohet di?ka nga e zakonshmja, mund t’i dërgohet skuadrës një mesazh i gabuar.

Të mos udhëhiqemi nga emocionet

Forca e një analize është ajo që bëhet me mendjen e ftohtë. Falë analizës arrihet të lihen jashtë të gjitha emocionet e lidhura me një ndeshje, nga atmosfera e fushës së lojës te vështirësitë që krijohen gjatë ndeshjes. Mbi të gjitha në një derbi, ku është vendimtare të qëndrosh i përqendruar, pa u përfshirë në asnjë moment nga emocionet.

Marrja në konsideratë e ndeshjeve të kaluara

Një avantazh i madh për skuadrat shqiptare në të bërit të analizës është fakti që luajnë katër herë kundër njëra-tjetrës. Kështu që derbit e kaluara të këtij sezoni mund të na mësojnë shumë në përgatitjen e ndeshjeve. Në rastin e derbit, ai më reali është i fundit që është luajtur në Selman Stërmasi, sepse gjatë sezonit Tirana ka ndryshuar lojtarë dhe trajnerë dhe për këtë arsye nuk gjen shumë të dhëna, pika referimi të besueshme, në dy derbit e parë të luajtur.

Duelet

Duelet janë ato që do të bëjnë diferencën. Tre sulmuesit e Partizanit kundër tre mbrojtësve të Tiranës, shpejtësia e Seferit kundër Bitrit dhe Belicës. Apo cilësitë e mesfushës së Partizanit kundër kapacitetit për të rikuperuar topa nga mesfusha e Tiranës. Forca e trajnerëve do të jetë përzgjedhja e njerëzve të duhur në zonat e duhura të fushës. Dhe është e qartë që analisti mund të japë një ndihmë të madhe në këtë drejtim.

Topat e ndaluar

Ky është elementi më delikat. Është ajo që bën gjithmonë diferencën në ndeshje të ekuilibruara dhe në derbi. Kjo ka ndodhur gjithmonë në derbit e fundit ku kanë rezultuar decizive dhe nuk duhet të harrohet që Partizani ka humbur vendin e parë në renditje në Korçë nga një gol që u pësua në goditje standarte. Jo vetëm analizë në një derbi, por mbi të gjitha edhe lëvizje e kundërlëvizje.

Si duhet të punojmë?

Derbi është si të gjithë ndeshjet e tjera: analiza e ndeshjes tonë të vjetër, analiza e kundërshtarëve në veçanti një për një, analizë e topave të ndaluar dhe goditjeve të dënimit, analizë e lojës komplekse të skuadrës. E gjitha e përqendruar në një periudhë të shkurtër nga e shtuna në të enjte. Dhe nuk do të ketë kohë për të festuar fitoren, sepse ndeshja e rradhës është menjëherë pas porte.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.