“Nëndetësja kthehet në bazë”! Barushi me mirënjohje për aktorët e suksesit: 18 herë kampionët në vendin ku e meritojnë

Dinamo është rikthyer në vendin ku i takon, në elitën e futbollit shqiptar. Ajo fitore kundër Vorës ditën e djeshme siguroi një javë përpara përfundimit të kampionatit ngjitjen e nëndetëses në Superiore. Një sukses ky që ka gëzuar pafund të gjithë kampin dinamovid, por që do i shtojë edhe më tepër hijeshinë futbollit shqiptar që tani do të mirëpresë 12 derbi të kryeqytetit. Për këtë arritje ka shprehur falenderimet e tij edhe administratori i klubit, Ermal Barushi, i cili përmes rrjeteve sociale tregon kënaqësinë e tij për mbërritjen në identitet të Dinamos.

“Nendetësja kthehet në bazë! Dashuri pafund dhe respekt për të gjithë tifozët e dashamirësit, për të gjithë ata që na besuan, na gjykuan e na kritikuan, sepse na jepnin forcë për të arritur këtë objektiv. Faleminderit për “Blue Boys Dinamo” dhe për ata tifozë që na shoqëruan në ndeshje jashtë Tiranës në këtë kohë të vështirë pandemie. Faleminderit për ish-legjendat e Dinamos, profesor Demollari, Ballgjinin, Sejdinin, Cobanin, Delia, Marko Tahiri e shumë të tjerë që na mbeshtetën në këtë rikthim. Padyshim Gazetarët sportivë dhe kritikët sportiv ku pa kritikat dhe mbeshtetjen e tyre do ta kishim më të vështirë.

Faleminderit për rivalët tanë, ku nderuan garën dhe bënë të mundur një kampionat me shumë rivalitet, por padyshim të gjitha do ishin të pamundura pa këtë grup fantastik futbollistësh. Staf profesionist ku në radhë të parë ishin njerëz dhe familjarë korrekt dhe të ndershëm, punëtorë dhe të përulur për një qëllim të vetëm, për të fituar kampionatin. Shenjë mirënjohje për presidentin, z.Pontrelli, i cili ishte energjia e vërtetë e këtij kalvari të gjatë pa të cilin mbase nuk do të kishim arritur objektivin. Faleminderit për Adrianin, Gerin, Gulit për mbështetjen e tyre dhe për energjitë e reja që ju bashkuan Nëndetëses. Për Cimin, Beshollin dy nga njerzit e mi më të afert e për shumë të tjerë që tashmë fjalët janë të pakta. 18 herë kampionët në vendin ku e meritojnë!“, shkruan Ermal Barushi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *