E do edhe Kosova, Sokol Cikalleshi zyrtarizon Bytyqin te Shqipëria: Mos t’ju them që vjen në…

Sokol Cikalleshi e njeh më miri futbollistin shqiptar të Koniasporit, Zymer Bytyqin. Lidhja e tyre e ngushtë shihet edhe në fushën e blertë pasi në pjesën më të madhe të rasteve kur shënon sulmuesi shqiptar, asistet vijnë nga Bytyqi.

Cikalleshi do ta ftonte zyrtarisht Bytyqin te Shqipëria nëpërmjet një postimi në Instagram. I pyetur nga Telegrafi mbi këtë çështje, sulmuesi ka zyrtarizuar gjithçka mbi afrimin e futbollistit që ka edhe një ndeshje të luajtur me Kosovën e Shaland, por e cila ka qënë miqësore kundër Suedisë.

“Postim që unë i qëndroj akoma. Zymeri është talent me karrierë përpara shumë të mirë. Besoj se do të bëj hapa gjigand në karrierën e tij. I duhet vetëm përkushtim dhe punë. Për Kombëtaren Shqiptare do të ishte plus i madh dhe do ta ndihmonte. FSHF është shumë afër për ta ftuar dhe trajneri e ka në planet e tij.

Do të jem i lumtur nëse do të vinte dhe mos ta them që do të vijë që në qershor. Kam biseduar me Bytyqin, e di që edhe Kosova e do në organikë. Por le të kuptojmë diçka. Unë përfaqësoj Shqipërinë dhe jo Kosovën. Si lojtar i Shqipërisë dua një futbollist si Bytyqi në fushën e lojës që të na ndihmoj më tepër. Kjo është e gjitha se ne me Kosovën jemi vëllezër dhe jemi afër njëri-tjetrit për gjëra më të mëdha. Futbolli është sport, në fund të fundit vetëm argëtim”, tha Cikalleshi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online