Lidhja mes Eros Grezdës dhe Oriola Marashit ishte më e komentuara në shoubizin shqiptar. Bukuroshja shqiptare ishte në një histori dashurie me futbollistin e njohur të Kombëtares, duke shpërndarë shpeshherë momentet e tyre romantike edhe me publikun e gjerë.
Por së fundmi të dy protagonistët kanë fshirë njëri-tjetrin nga Instagrami. Në media është publikuar lajmi se çifti mund të jetë ndarë tashmë dhe të kenë marrë drejtime të ndryshme. Nga ana tjetër si arsye mund të jetë fakti se Oriola Marashi po bën “Give Away” dhe për këtë arsye i duhet që numri i ndjekësve të jetë i kufizuar. Mbetet të shihet… /Sport Ekspres/