Uilliam Kordeiro Melo ka mbyllur përfundimisht aventurën e tij te Partizani. Lojtari nuk ishte pjesë e planeve të Dajës, i cili nuk e ka preferuar si titullar fiks në formacionin e tij. Marrëveshja mes palëve është mbyllur dhe tani braziliani ka bërë gati valixhet.
Melo largohet kështu nga Shqipëria, për tu rikthyer në vendlindjen e tij. Ish-futbollisti i të kuqve ka shpërndarë një foto të tijën në “Instagram” nga “Aeroporti Nënë Tereza”, duke treguar kështu largimin e tij nga Tirana. Megjithatë Melo është ndarë me mirënjohje të madhe si për klubin, ashtu edhe për Shqipërinë, teksa shkruan: “Falenderimet e mia për këtë vend”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
View this post on Instagram