Luhet një luftë e ndezur për titullin kampion, La Liga vjen me njoftim për dy javët e fundit

Ky sezon i La Liga-s ka treguar një rivalitet të fortë, sidomos në javët e fundit. Në gjysmën e parë të sezonit Atletiko e Madridit kishte marrë një shkëputje të frikshme dhe shumëkush do e kurorëzonte si kampionen e këtij viti, por Reali i Madridit dhe Barcelona u zgjuan në kohën e duhur për të kapur ritmin e duhur.

Vetëm 3 pikë i ndajnë “los blancos” dhe katalanasit nga Atletiko e vendit të parë, ndërsa presionin e shton edhe Sevija, që ndjek me 6 pikë diferencë nga kreu. Kjo situatë ka bërë që La Liga të vijë me një njoftim zyrtar për dy javët e fundit.

Në mënyrë që të sigurohet gara e pastër dhe merita sportive, është vendosur që të gjitha ndeshjet të luhen në të njëjtin orar. Kjo strategji do të largonte paktet që mund të ndodhnin nën zë mes klubeve dhe siguron një garë të ndershme për titullin kampion./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *