“Kisha frikë të flisja më para”, Masimo Morati për titullin e Interit: Jemi kampionët!

Masimo Morati ishte presidenti i Interit deri në momentin që klubi u shit tek kompania kineze “Zhangz”. Pavarësisht se ka disa vite që nuk është pjesë e stafit zikaltër, Morati vazhdon të mbetet një nga tifozët më të dashur të kësaj skuadre. Ai dha një intervistë pas konfirmimit të Interit si kampion, ku foli për ndjesinë që kjo skudeto të jep si tifoz.

“Pa të qenit më president, ky kampionat ka një shije tjetër, një shije plot liri. Vetëm nga frika e shancit të keq nuk kam pranuar te flas me asnjë gazetar këto ditë. Nuk doja të sillja fat të keq. Doja të flisja vetëm pasi ta kishim ne xhep. Kisha frike te flisja por tani do ta them: Jemi kampionë! “Antonio Conte ka bërë një punë të jashtëzakonshme. Drejtuesit e kanë mbështetur fuqishëm. Lojtarët dua ti përmend te gjithë, por nëse më duhet të zgjedh do të thoja Lukaku, Barella dhe Hakimi.”- ishin fjalët e Moratit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *