Për herë të parë në histori, arbitri i dalluar vendos që të ndryshojë gjininë dhe kthehet në femër

Arbitri izraelit i futbollit, Sagi Berman, ka vendosur që të ndryshojë gjininë e tij. Në këtë mënyrë është do të bëhet gjyqtari i parë transgjinor në Izrael duke shkruajtur histori. Deri në këto momente 27-vjeçari ka referuar në ligën e parë dhe ishte një nga më të mirët në detyrën e tij.

Së fundmi ka nisur terapitë me hormone për të ndryshuar gjininë plotësisht në muajt e ardhshëm. Nga ana tjetër Shoqata e Futbollit e Izraelit i ka qëndruar pranë gjyqtarit të ri dhe ka njoftuar publikun për vendimin e marrë, duke e duartrokitur Sagin për kurajon e marrë dhe guximin e treguar. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *