“Mallkimi për tradhtarët” e Shqipërisë që zgjedhin Greqinë, në rënie të lirë edhe Mario Vrushaj

Mario Vrushaj ose Marios Vrousai siç njihet ndryshe për tifozët e futbollit europian, nuk ka dalë dot kundër fatit të përcaktuar. Kushdo nga lojtarët shqiptarë që zgjedh të përfaqësojë Greqinë, pavarësisht emrit, ekipit ku luan dhe formës së momentit përpara se të vesh fanellën helene, është i destinuar që të rrëzohet dhe të mos e arrijë kurrë kulmin.

Rasti më ideal ishte me Durmishajn teksa sulmuesi la Shqipërinë U-21 për të bërë “namin” me Greqinë. Si me magji pas shumë golave të realizuara në kampionat futbollisti do të vuante në shkretërirë pa arritur që të tund portën kundërshtare. Disa huazime të njëpasnjëshme dhe aktualisht është pjesë e AEL Larisas në hijen e futbollit grek, me Kombëtaren që e ka harruar tërësisht.

Për të vazhduar me rastin më të freskët, Mario Vrushaj. Ky i fundit kishte lindur në Shqipëri, por origjinën e ka harruar tërësisht për Greqinë. Në momentin që po shkëlqente te Willem II dhe konsiderohej si një prej talenteve më të mëdhenj në Holandë nuk zgjodhi që të fliste asnjë fjalë për tokën ku kishte lindur, por shumë për atë që ishte rritur.

Pavarësisht përpjekjeve të jashtëzakonshme të Shqipërisë për ta marrë në Kombëtare, Vrushaj ishte i bindur për të vazhduar me helenët. Pas debutimit me Greqinë nisi edhe rënia për këtë futbollist si me magji. Në Holandë nuk vazhdoi dot që të mbante ritmin sesi e nisi sezonin, ndërsa do të kthehej nga huazimi te Olimpiakosi. Por në të gjitha ndeshjet e luajtura në këtë sezon me ekipin grek, sulmuesi nuk ka arritur që të realizojë më tepër se dy gola. Një shifër kjo që tregon qartë se “tradhtarët” e Shqipërisë që zgjedhin të përfaqësojnë vendin fqinj nuk dalin dot kundër historisë së shkuar. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online