Mesut Ozil kaloi një pjesë të madhe të karrierës së tij tek Arsenali, por rezultatet mjaft të dobeta dhe mosmarrëveshjet me trajnerin Mikel Arteta detyruan mesfushorin turk të transferohej tek Fenerbaçe. Megjithatë, një dëmtim në gju i Ozilit ka penguar shkëlqimin e tij, teksa ka luajtur vetëm 7 ndeshje që prej janarit.
Skuadra e Arsenalit është duke vuajtur ende nga ana financiare, pavarësisht shitjes së tij. Mësohet se londinezët janë duke paguar 90% të pagës së lojtarit, pasi skuadra turke nuk ka buxhet për t’i mbuluar rrogën. Paga e lojtarit ishte bërë problem në kampin e “topçinjve“, por duket se vazhdon ende ti rëndojë arkave të klubit./Elio Hajdari-Sport Ekspres/