“Sot është finale dhe finalet fitohen”! Motivimi i madh kundër Milanit, fjalët e Tares shpjegojnë gjithçka

Lacio ka mposhtur thellë 3-0 Milanin mbrëmjen e sotme. Bardhekaltrit kanë ndërlikuar kështu së tepërmi situatën për një vend në Champions League sezonin e ardhshëm. “Djajtë” zbresin në vendin e 5, ndërsa Lacio futet seriozisht në garë për biletën në kompeticionin më prestigjoz për klube në Europë. Milani është i vetmi kundërshtar i drejtëpërdrejtë për kryeqytetasit në luftën europiane dhe patjetër që një fitore i lehtësonte më tepër punët për ta.

Motivimi për të dalë me 3 pikët sot duket se ka qenë tejet i madh dhe këtë e shpjegojnë vetë fjalët e Igli Tares përpara fillimit të takimit. Në një prononcim të dhënë për “Sky Sports”, drejtori sportiv shqiptar e konsideronte ndeshjen e sotme si një finale dhe si e tillë duhet fituar.

“Thirrja e fundit (për Champions League)? Sigurisht që është si një finale dhe finalet fitohen, nuk luhen. Pas Napolit sonte është mjeti i vendi i fundit për të fituar dhe për të qëndruar në garën për Ligën e Kampionëve. Në përplasjet e tjera të drejtpërdrejta ekipi gjithmonë ka luajtur mire. Me Juven kishte një kolaps, me Interin ndeshja mori një kthesë të gabuar. Me Napolin humbja na dogji dhe u adresua nga dy episode të bujshme. Dy golat e parë ishin shumë tregues” ka thënë Igli Tare./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online