Kurrë më keq në këto 60 vite të fundit! Reina sulmohet rëndë në Itali, enigma e madhe për Strakoshën

Çfarë po ndodh me Thomas Strakoshën? Në Itali nuk dinë ende që t’i japin një shpjegim situatës tek Lacio sa i përket portierëve. Nëse gardiani shqiptar paraqitet keq, atëherë përfundon menjëherë në stol. Por nëse Pepe Reina bën gafa, trajneri Inzagi tregohet zemërmirë dhe i beson përsëri. Kjo është e pashpjegueshme teksa duhej të ndodhte e kundërta duke parë moshën e gardianëve dhe prespektivën e tyre. Ndërkohë 5 golat e fundit që Napoli i shënoi Lacios sollën edhe kritikat e mëdha për Reinën.

Duke i hedhur një sy statistikave, kryeqytetasit nuk kanë pësuar kurrë më para kaq shumë gola. Kur jemi në javën e 31 të kampionatit, Lacio numëron 46 gola të pësuara dhe më keq ka bërë para 60 vitesh, teksa kishte pësuar 57 gola në sezonin 1960/61. Fatura e shtrenjtë duhet të paguhej nga Pepe Reina që ka luajtur si titullar thuajse përgjatë gjithë sezonit, por Strakosha qëndron ende në stol duke pritur mundësinë që siç duket, nuk do t’i vijë kurrë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *