Vieri habitet me fjalët e shkarkimit të Gatuzos: Si mundet? Vetëm 3 pikë larg Milanit

Kristian Vieri ka qenë shoku i skuadrës së Gatuzos, në kohën kur luanin te Milani. Gjithashtu të dy ish lojtarët kanë qenë së bashku dhe tek kombëtarja e Italisë. Vieri ka folur së fundmi, për situatën e Napolit, ku kërkohet të shkarkohet trajneri Gatuzo. Sipas tij është e papranueshme që të mendohet largimi tij, kur ndodhet vetëm 3 pikë larg Milanit.

“Duan ta shkarkojnë? Ai është vetëm 3 pikë larg Milanit, i cili ka qenë gjithmonë në vendin e parë apo të dytë këte kampionat, ndërsa te Napoli duan ta largojnë. U bënë katër muaj që dëgjoj se Gatuzo duhet të largohet sipas asaj që shkruajnë gazetat por unë e kam thënë gjithmonë që të kaltrit do të ktheheshin protagonistë sapo të riaftësoheshin të dëmtuarit që kishin. Rezultat i japin të drejtë, shumë të drejtë Gatuzos. Si mund ta kontestosh?”, ishin fjalët e Kristian Vierit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online