Ekipi francez, Bordeaux është duke rrezikuar falimentin për shkak te borxheve të shumta dhe krizës së madhe financiare. Pronarët e skuadrës e kanë mjaft të vështirë ta nxjerin klubin e tyre nga vështirësia, e cila është reflektuar dhe në rezultatet mjaft negative. Trajneri i Realit të Madridit, Zinedine Zidane nuk ka qëndruar indiferent për ish skuadrën e tij të periudhës 1995-1996, duke shprehur keqardhjen ndaj kësaj situate.
“Nuk mund të jem indifirent. Është një moment mjaft i vështirë dhe dëshiroj që gjithçka të mos shkatërrohet. Çdo gjë që po ndodh tani është mjaft e rënduar dhe si ish lojtar i kësaj skuadre kam kujtime mjaft të mira. Shpresoj që kjo situatë të ndryshojë. Kanë mbeshtetjen time të plotë. Është një klub që do të jetë gjithmonë në zemrën time”- u shpreh me keqardhjen më të madhe Zidane. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/