“Do më pëlqentë të ishte një histori heroike”/ Shfaqet me sy të nxirë, trajneri: Thjesht hodha këmbën keq

Trajneri i Brajtonit i ka çuditur të gjithë me pamjen e tij në konferencën e zakonshme për shtyp në prag të takimit me Shefild. Graham Poter u shfaq me sy të nxirë dhe menjëherë zgjoi kureshjten e gazetarëve. E nëse shumë do të hamendësonin për një përplasje fizike, e vërteta është larg këtij varianti. Trajneri anglez tregon se ka humbur hapin në momentin që ishte duke ngjitur shkallët dhe është përplasur në një sipërfaqe metalike, çka i ka sjellë atë shenjë në fytyrë.

“Do të më pëlqente të isha në gjendje t’ju tregoja se këtu ka një histori heroike, kalorësiake që unë mund ta bëj veten të dukem shumë mirë, por fatkeqësisht thjesht e hodha këmbën gabim duke ecur në shtëpi në disa shkallë dhe pastaj u përplasa në një parmak metali. Fatmirësisht më ka goditur vetëm në faqe – mund të ketë qenë më keq! Unë po ecja në plazh duke u përpjekur të shikoja se ku mund të strehohesha nga një erë, humba hapin tim, nuk po mendoja – ndoshta kisha shumë në mendje nga ditët e fundit”, ka deklaruar Graham Poter./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *