Gjiganti grek kërkon Myrto Uzunin, Ferenvaroshi i tregon çmimin që duhet të paguajë për sulmuesin shqiptar

Pak ditë më parë Myrto Uzuni do të pushtonte faqen e parë të gazetës greke “Sport Time”. Shkak ishte fakti se gjiganti helen, Olimpiakos ishte vënë pas sulmuesit të Kombëtares shqiptare. Futbollisti beratas po kalon sezonin më të mirë në karrierën e tij dhe nuk është aspak çudi që kërkesat për të në merkaton e ardhshme të jenë të larta. Këtë gjë duket se e di mirë edhe Ferencvaroshi, që i tregon klubit të njohur grek çmimin që duhet të derdhë në llogarinë e tyre bankare nëse dëshiron të zotërojë kartonin e Uzunit.

“Csakfoci.hu” raporton se kampionët e Hungarisë dëshirojnë të përfitojnë 4 milionë euro nga shitja e 25-vjeçarit, të cilin e transferoi nga Lokomotiva e Zagrebit për 1,8 milionë euro. Megjithatë media në fjalë bën me dije se ende nuk ka mbërritur një ofertë zyrtare në tryezën e Ferencvaroshit, por shifra e kërkuar për Uzunin duket se ka trembur disi Olimpiakosin./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online