Goditje e madhe për Superligën Europiane, nis edhe bojkoti nga mediat për transmetimin

Superliga Europiane po vazhdon që të marrë goditje ende pa nisur. “Lufta e tretë botërore për futbollin”, e ka cilësuar me të drejtë Presidenti i Federatës Polake të Futbollit. Kartën më të mirë kundër krijimit të këti kompeticioni që në bazë të tij ka vetëm të ardhurat, e luajti presidenti Ceferin.

Ky i fundit u shpreh se do t’i djeg mundësinë çdo lojtari që do të marrë pjesë në këtë kompeticion, që të mos luajë më kurrë në ndeshje zyrtare me Kombëtaren. Kjo i bënë edhe futbollistët që të tërhiqen pasi në të kundërt do të jenë “tradhtar” në vendet e origjinës.

Të gjithë tifozët janë kundër krijimit të kësaj Superlige, ndërsa së fundmi ka nisur edhe bojkoti i mediave. “Amazon”, “BT”, “Sky”, “Dazn” janë disa nga mediat prestigjoze që janë distancuar nga ky projekt dhe nuk do ta transmetojnë. Një shuplakë kjo që vjen në fytyrën e Florentino Perez që nuk e priste këtë lloj reagimi pas shpalosjes së projektit të ri. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *