Sokol Cikalleshi e ka nisur me “marsh të pestë” përballjen mes Rizesporit dhe Koniasporit. Sulmuesi shqiptar ka kontribuar me asist dhe gol në 12 minutat e para të takimit, ndërsa rezultati po vazhdon në shifrat 1-2. Në minutën e 6 të takimit, lojtari kuqezi do të merrte krahun e majtë të sulmit dhe duke u futur në brëndësi të zonës ka gjetur bukur Guilhermen, me këtë të fundit që nuk mund të gabonte përpara portës.
Merita e madhe në golin e parë i përkiste Cikalleshit, por sulmuesi shqiptar ka shënuar vetë pas gjashtë minutash. Një goditje e ftohtë që gjeti cepin e rrjetës i ofroi golin e dytë Koniasporit në transfertën ndaj Rizespor. Ky ishte goli i gjashtë personal për Cikalleshin në këtë sezon, por i pari që vjen me këmbë. Kjo është edhe e veçanta pasi deri tani sulmuesi kishte realizuar vetëm me kokë duke marrë emërtimin si “mbreti i ajrit”. /Sport Ekspres/
Konyaspor’umuzun golu;
Sokol Cikaleshi & Guilherme Sitya
?? pic.twitter.com/l0RuL6dTif— Anadolu Kartal? Video ? (@anadolukartalvd) April 20, 2021
? GOL! Rizespor 0-2 Konyaspor
11′ Cikalleshi pic.twitter.com/1YKQafg7qU
— GOALFORZA2 (@GOALFORZA21) April 20, 2021