VIDEO/ Trajneri i jep minutat e munguara, Muçi flirton me golin dhe trondit traversën në Poloni

Ernest Muçi ka pasur më në fund mundësinë për të treguar vlerat e tij me Legian e Varshavës. Trajneri është kritikuar shpesh nga mediat për mos aktivizimin e talentit shqiptar që u prit me shumë lëvdata, madje edhe duke u krahasuar me Leo Mesin. Këto kritika nuk kanë rënë në vesh të shurdhët dhe kreu i pankinës së skuadrës polake i ka dhënë 20-vjeçarit minutat e munguara.

Ernest Muçi është aktivizuar në minutën e 68 në takimin e sotëm kundër Krakovias të përfunduar me rezultatin 0-0, ku ka flirtuar edhe me golin. Kur kronometri shënonte minutën e 78, sulmuesi shqiptar lëshon të djathtën e tij, e cila devijohet nga lojtari kundërshtar dhe topi merr një trajektore krejt tjetër e më pas trondit traversën. Muçi i shkon kështu shumë pranë golit të parë me fanellën e Legias, por për të festuar i duhet të presë ende./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *