Është mbyllur java e 28 e Kategorisë Superiore. Teuta rikthehet përsëri në majë të tabelës, teksa ka mposhtur Skënderbeun 1-0. Fatin e takimit e vendosi pikërisht një ish-lojtar i korçarëve, Devi Bragu, i cili tundi rrjetën pak para përfundimit të pjesës së parë nga pika e bardhë e penalltisë. Ndërkohë Laçi ka mposhtur 2-1 Bylisin dhe mban të njëjtin ritëm me ekipet që luftojnë për titullin kampion këtë sezon. Në përfundim të ndeshjeve, vetë protagonsitët kanë dhënë intervistat e tyre për “Gol pas goli“ në “Supersport“.
Duro (Laçi): “Ishte një periudhë shumë e vështirë prej 3-4 ndeshjes, e shoqëruar me probleme të shumta. Ishte një fitore që ndikon shumë pozitivisht në aspektin psikologjik. Zylfiu, Prenga, Bytyçi janë lojtarë që premtojnë shumë për të ardhmen. Ju dha mundësia dhe më vjen shumë mirë që ata e justifikuan prezencën e tyre. Nuabueze, unë e kam thënë edhe herë të tjera. Pothuajse s‘e kam pasur prezent që nga ardhja ime. Veprimi i Obanorit nuk ishte i pranueshëm. Unë kam 2 vjet që e stërvis, është shumë pozitiv. Por situata, presioni, kanë dhënë efektet e veta“./Halit Delibashi-Sport Ekspres/