“Me lojë që po bën Skënderbeu e kishim frikë“, Martini komenton Teutën: Mos të na rrëshkasë këmba si në Kupë

Është mbyllur java e 28 e Kategorisë Superiore. Teuta rikthehet përsëri në majë të tabelës, teksa ka mposhtur Skënderbeun 1-0. Fatin e takimit e vendosi pikërisht një ish-lojtar i korçarëve, Devi Bragu, i cili tundi rrjetën pak para përfundimit të pjesës së parë nga pika e bardhë e penalltisë. Ndërkohë Laçi ka mposhtur 2-1 Bylisin dhe mban të njëjtin ritëm me ekipet që luftojnë për titullin kampion këtë sezon. Në përfundim të ndeshjeve, vetë protagonsitët kanë dhënë intervistat e tyre për “Gol pas goli“ në “Supersport“.

Martini (Teuta): “Ishte një ndeshje më shumë se fizike, psikologjike. Skënderbeu po bën një lojë të mirë, ka mundur shumë ekipe. Të them të drejtën e kishim frikë.Ishte një fitore me shpirt. një fitore ku ekipi jonë di të dalë në momentet më të vështira. Do të doja të rikhehesha në Kupë? Është opsion që nuk e kam më, por edhe të kthehem në Kupë është një opsion që nuk e kam më. Kështu që jam i kënaqur me fitoren në kampionat. Jemi 8 ndeshje nga fundi. Nuk mund të qahem. Këto 8 ndeshje janë 8 finale për ne. Nuk duhet ta kthejmë kokën mbrapa. Mjafton një hap i gabuar, një rrëshkitje këmbi si në Kupë. Sot janë gjërat në dorën tonë. Jemi në një moment që duhet të jemi shumë të përqendruar dhe të bëjmë atë që dimë të bëjmë më mirë.“.

Duro (Laçi): “Ishte një periudhë shumë e vështirë prej 3-4 ndeshjes, e shoqëruar me probleme të shumta. Ishte një fitore që ndikon shumë pozitivisht në aspektin psikologjik. Zylfiu, Prenga, Bytyçi janë lojtarë që premtojnë shumë për të ardhmen. Ju dha mundësia dhe më vjen shumë mirë që ata e justifikuan prezencën e tyre. Nuabueze, unë e kam thënë edhe herë të tjera. Pothuajse s‘e kam pasur prezent që nga ardhja ime. Veprimi i Obanorit nuk ishte i pranueshëm. Unë kam 2 vjet që e stërvis, është shumë pozitiv. Por situata, presioni, kanë dhënë efektet e veta“./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online