Walter Gargano ka rrëfyer për karrierën e tij dhe marrëdhëniet me trajnerët në një intervistë për “Fanpage“. Ish-futbollisti uruguajan ka një lidhje të fortë me Napolin, ekip në të cilin është vënë dikur edhe nën urdhërat e Edoardo Rejës. Për trajnerin e Kombëtares shqiptare ai shprehet se është një njeri i mrekullueshëm, por personi që e ka bërë të përmirësohet më tepër është Rafa Benitez.
Në Napoli jetuat tre periudha të rëndësishme nën urdhrat e para të Rejas, pastaj të Mazzarrit dhe pastaj të Benitez.
“Dhe Donadoni nuk duhet të harrohet! Unë mendoj se ardhja e tij nuk u prit mirë sepse ai erdhi nga veriu, pak a shumë mendoj se ndodhi edhe me Gattuso, i cili megjithatë bëri shumë mirë. Të gjithë këta trajnerë më kanë mësuar shumë, por Rafa (Benitez) është ai që më bëri të përmirësohem më së shumti në një nivel teknik. Reja dhe Mazzarri janë dy njerëz të mrekullueshëm, por Benitez kishte diçka ndryshe, ai dinte të të merrte, si të kontaktoje me gazetarët, ai hynte në zemrën tuaj kur fliste me ju”.
Me Rejan përjetuat momentin e parë të bumit, duke shënuar edhe atë gol ndaj Juventus …
“Ky gol ishte një emocion unik. Ne po humbnim dhe me atë gol filluam përmbysjen. Është një moment që do të mbetet në kujtesën time përgjithmonë, si netët e mëdha të Ligës së Kampionëve”, është shprehur Walter Gargano./Halit Delibashi-Sport Ekspres/