Nejmar tregon drejtimin e pazakontë kur të lërë futbollin: Bëhem lojtar pokeri! E njëjta gjë, duhet të dish kur të sulmosh…

Zakonisht futbollistët kur mbyllin karrierën e tyre nuk largohen nga fusha e blertë dhe vazhdojnë të merren me këtë sport në pjesë drejtuese. Por Nejmar do të largohet për shumë kohë në momentin që do të var këpcuët në gozhdë.

Braziliani ka shprehur një dëshirë të pazakontë për planet e së ardhmes: “Dua të bëhem lojtari pokeri dhe të luaj në turne”. Ky ishte rrëfimi i sinqertë i yllit të PSG që gjen shumë ngjashmëri mes futbollit dhe pokerit. Nga ana tjetër shumat momentare që po fiton në Francë janë stratosferike ndërsa PSG po përgatit kontratën e re pesë-vjeçare.

“E vërteta është se unë po planifikoj që të bëhem një lojtar profesionist I pokerit. Mendoj se mund të luaj në turne të mëdha kur karriera ime në futboll të ketë mbaruar. Fillova të luaj poker gjatë Kupës së Botës 2014. U dashurova me këtë lojë. Mënyra ime e lojës është shumë agresive dhe më pëlqen shumë kur kam shumë të mëdha parash në duar. Ka ngjashmëri mes futbollit dhe pokerit. Duhet të lexosh lojën e kundërshtarit dhe duhet të dish se kur do ta sulmosh kundërshtarin. Kam luajtur shumë poker në Barcelonë dhe e bëj edhe tani në Paris”, tha Nejmar. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *