Kategoria e Parë, renditja/ Dinamo “merr 6 pikë” në një ditë, rikthehet në vend të parë dhe afron Superioren

0

Dinamo i është rikthyer vendit të parë në Kategorinë e Parë për të afruar edhe më tepër Superioren. Kryeqytetasit nuk kanë gabuar përballë Vorës së vendit të katërt duke fituar në shifrat 2-1. Da Silva shënoi golin e parë në minutën e 25, ndërsa Djiëjiëa dyfishoi rezultatin në të 47. Miqtë ngushtuan shifrën me Keqan, por pa arritur që t’i prishin punë Dinamos.

Gëzimi është dyfish te kryeqytetasit që ndihen si të kenë marrë gjashtë pikë pasi nga krahu tjetër Burreli që mbante vendin e parë në “Play Offin” e Kategorisë së Parë është mundur 0-1 nga Korabi. Goli i vetëm është shënuar nga Paplekaj që në minutën e 7 për ta ndezur më tepër luftën për kreun. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.