Talenti shqiptar shuan përfundimisht shpresat e Kosovës, Dajaku e ka të qartë zgjedhjen e Kombëtares

Leon Dajaku është një nga talentet shqiptare prej të cilëve pritet shumë në të ardhmen. Futbollisti 20-vjeçar i është bashkuar Unionit të Berlinit këtë sezon dhe do të përpiqet të lërë gjurmët e tij në Bundesligë.

Sulmuesi shqiptar është ende në kohë për të ndërruar zgjedhjen e tij sa i përket Kombëtares, por duket se në mendjen e tij gjithçka është e qartë. Në një intervistë për klubin e tij, Dajaku shuan shpresat e Kosovës dhe të Shqipërisë, teksa e thotë hapur se dëshira e tij e vetme mbetet Gjermania.

“Futbolli është gjithçka për mua. Po jap më të mirën time dhe shpresoj që të luaj edhe në nivel ndërkombëtar gjithashtu. Zgjedhja për Kombëtaren? Gjermania”, ka thënë ndër të tjera Leon Dajaku./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *