I pret shpresat e Kosovës, Leon Dajaku e thotë hapur dëshirën për zgjedhjen e Kombëtares

Lojtari i Union Berlin pas huazimit nga Bajerni, Leon Dajaku e ka shprehur haptazi dëshirën e tij për të luajtur me Kombëtaren e Gjermanisë. Në një intervistë për faqen zyrtare të Union Berlin, 20 vjeçari e mohoi kategorikisht përfshirjen e tij tek Kosova. “E dua futbollin, është gjithçka për mua. Po jap më të mirën dhe shpresoj një ditë të luaj në nivelin ndërkombëtar”.- tha si fillim Dajaku. I pyetur se për cilën përfaqësuese, 20 vjeçari u përgjigj shpejt dhe shkurt: “Gjermaninë”.

Kujtojmë që në Kombëtaren e Gjermanisë, luajnë yje të padiskutueshëm dhe përfshirja e tij në këtë skuadër madhështore do të ishte e vështirë. Gjithashtu pas kësaj deklarate do të jetë pothuajse e pamundur për drejtuesit e Kosovës ta pranojnë në organikën e tyre, nëse Gjermania nuk e thërret. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online