ZYRTARE/ Tashmë asgjë nuk i pengon për Europën, Vllaznia merr licensimin për kompeticionet e UEFA-s

Një lajm pozitiv ka mbërritur ditën e sotme në zyrat e klubi të Vllaznisë. Tashmë asgjë nuk i pengon shkodranët për pjesëmarrjen në Europë, teksa klubi ka arritur të plotësojë kushtet e nevojshme dhe të pajiset me licensimin nga ana e FSHF-së dhe UEFA-s.

Lajmin e konfirmon vete Kryebashkiakja Voltana Ademi si dhe vetë faqja zyrtare e Vllaznisë, të cilët kanë shpërndarë për të gjithë opinionin publik dokumentin e lëshuar nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Vllaznia këtë sezon është në garë për titullin kampion dhe si dhe gjendet në finalen e Kupës së Shqipërisë, duke pasur kështu mundësi të mëdha për të siguruar një biletë për në Kupat e Europës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *