“Nuk e matim forcën me San Marinon”! Premtimi i Bares: Zemrën në fushë, japim gjithçka për Botërorin

Keidi Bare është duke kaluar një sezon fantastik me Espanjolin në “Segunda Division”. Mesfushori shqiptar ka fituar zemrën e tifozëve të ekipit spanjoll me paraqitjet e zhvilluara deri më tani, teksa njihet si lojtar që jep gjithçka në 90 minuta, sikur të mos ekzistonte një ndeshje e dytë.

Në sezonin e ardhshëm këtë mesfushor mund ta shohim në “La Liga” me ekipin e tij. Në intervistën e dhënë për “Sport Magazine” që moderohet nga Drilon Xhepollari, Bare ka folur edhe për Kombëtaren. “Jam shumë i kënaqur pasi Espanjoli ka bërë paraqitje shumë të mirë, uën gjithashtu. Shpresoj që t’ia arrijmë qëllimit tonë për të mbërritur në La Liga. Jemi dy pikë larg Majorkës tani. Por Segunda është e fortë dhe ekipi që renditet në fund të tabelës mund të marrë pikë. Duhet të fitojmë edhe në fundajvë që të jemi të sigurt drejt La Liga-s.

Kombëtarja? Ne nuk e matim forcën me San Marinon apo Andorrën, megjithëse tani janë të gjitha Kombëtaret e vështira. Jam i kënaqur për punën e Kombëtares në këto ndeshje se kemi marrë pikët dhe ato na duheshin. Ne forcën e matim me Poloninë dhe Hungarinë. Ku do të renditemi? Nuk dua të flas për këtë gjë, futbollit nuk i dihet kurrë. Do bëjmë maksimumin që të shkojmë në Botëror, por e dimë sesa e vështirë është. Skema e Rejës? Trajner është ai që vendos. Nëse trajneri i thotë edhe një sulmuesi super që të futet portier, do e bëj se nuk ka mundësi tjetër. Kryesorja është që të japim zemrën në fushë dhe të sakrifikojmë për shokët”, ka thënë Bare. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online