Ndeshja mes Vllaznisë dhe Laçit nuk ka përfunduar në mënyrën më të mirë të mundshme. Pas vërshëllimës së trefishtë të arbitrit, Obanor ka shkuar duke goditur Markun me stilin “Kung-Fu” për ta rrëzuar futbollin shkodran në tokë.
Menjëherë arbitri shkoi për ta ndëshkuar lojtarin e Laçit me kartonin e kuq ndërsa kaosi përfshiu stadiumin pas kualifikimit në finale të Vllaznisë. Por përse ndodhi e gjitha kjo? Sipas asaj që raportohet në “Supersport”, stafi i ekipit të Laçit pretendon se Marku ka ofenduar Obanor në baza raciste dhe kjo ishte arsyeja që e detyroi të nxirrte shkelmin. /Sport Ekspres/