Spektakël brenda dhe jashtë fushe! Nejmar ka lindur për të thithur gjithë vëmendjen e njerëzve dhe në përballjen ndaj Bajernit të Mynihut e tregoi më së miri kalibrin e tij, duke dhuruar spektakël në fushë. Jashtë saj? Vazhdon të mbetet po i njëjti klas dhe natyrë provokative.
Sapo arbitri dha vërshëllimën e trefishtë, sulmuesi brazilian festoi me Parades para syve të Kimish. Asgjë rastësore dhe e gjitha një provokim pasi lojtari i Bajernit të Mynihut ishte shprehur i sigurt se gjermanët do të kalonin në gjysmëfinale pasi janë ekipi më i mirë.
E si u kundërpërgjigj Nejmar në konferencën për shtyp? Me një rast analog dhe me pikën e dytë më të fortë të Nejmar, festat e tij të preferuara. “Kimish tha se e kishin të garantuar gjysmëfinalen. Ti mund ta mbash topin sa të duash, mund të këndosh për vajzën që do gjithë natën, por vjen një djalë që ta hipnotizon me 5 minuta dhe në fund vajza të largohet”, tha mes të qeshurash Nejmar ku mesazhi është i qartë: “Ju mbani topin, ne e marrim objektivin”. /Sport Ekspres/