“Nuk ka shans që të jetë Teuta më e shëmtuara”, flet Sulejman Starova: Ne po kryesojmë kampionatin

Sulejman Starova është i ftuar në emisionin “Skaner” që transmetohet në “MCN TV”. Drejtori i Teutës ka kthyer përgjigje edhe për deklaratën e Elvis Plorit që u shpreh se durrsakët luajnë futbollin më të shëmtuar nga të gjitha ekipet që pretendojnë titullin kampion. Starova ka deklaruar se nuk ka asnjë mundësi që ekipi i Martinit të jetë më i shëmtuari, për sa kohë po kryeson Superioren.

“Apoloninë e pashë shumë të motivuar kundër Teutës, ishin ende në atë trenin e fundit. Por sigurisht që me kalimin e ndeshjeve dhe ardhjes drejt fundit, do të rëndohet më tej gjendja e tyre psikologjike. Teuta ia ka bërë më të lehtë kundërshtarëve që do të luajnë kundër Apolonisë tani. Nuk ishte “Fair” deklarata e Elvis Plorit se ne jemi skuadra më e shëmtuar. Nuk ka shans që të kryesosh kampionatin dhe të jesh më e shëmtuara”, u shpreh Starova. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *