“Teuta më e shëmtuara”, Andi Matraxhiu: Nuk është sfilatë e modës për të shpallur misin më të bukur

Andi Matraxhiu është i ftuar në emisionin “Skaner” që transmetohet në “MCN TV” ku në fillim është komentuar edhe deklarata e trajnerit Elvis Plori, i cili kishte mendimin se Teuta po luan futbollin më të shëmtuar nga ekipet pretendente për titull. Menaxheri i njohur i futbollistëve shqiptar, Andi Matraxhiu, nuk mund ta kuptojë përfundimin e arritur të Plorit duke kujtuar organikën e skuadrës durrsake.

“Nuk ishte e drejtë deklarata e thënë nga përfaqësuesi i Vllaznisë se Teuta luan futbollin më të shëmtuar. Nuk është sfiladë mode që të shpallet misi më i bukur. Jam dakort që je në vendin e parë dhe do të sulmojnë, se je në qendër të vëmendjes. Por nuk e kuptoj se përse merren me Teutën se ka shumë cilësi në organikë kjo skuadër dhe pritej që të ishte kaq lartë. Po të shohësh edhe stolin e tyre ka të njëjtën cilësi me lojtarët që luajnë titullar, por i vendos stafi teknik se kush do të luajë”, ka thënë Andi Matraxhiu. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online