VIDEO/ Vetëm 18 vjeç, futbollisti shqiptar tund rrjetën në ndeshjen e parë si titullar në elitën turke

Kampionati turk është kthyer në hapin e madh për futbollistët shqiptarë që kërkojnë trampolinën për në ligat më të forta të futbollit europian. Një tjetër lojtar që po i bën vend vetes në elitën e Turqisë është edhe Veton Tusha. Sulmuesi nga Kaçaniku është vetëm 18 vjeç, por kjo nuk e pengon të lërë gjurmët e tij në fushë.

Ditën e sotme Tusha ka luajtur ndeshjen e tij të parë si titullar në radhët e Denizlisporit, të cilën e a festuar me gol. Në minutën e 51-të, lojtari dardan shënon golin e dytë për skuadrën e tij, por takimi do të përmbysej më vonë nga Alaniaspor, që do të fitonte me shifrat 3-2. Ndërkohë ky ishte goli i dytë i 18-vjeçarit për këtë sezon në kampionatin turk./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *