Rafinja ka bërë sot debutimin e tij me fanellën e PSG-së. Por Ligue 1 nuk e ka pritur krahëhapur lojtarin brazilian. Një ndërhyrje e frikshme që në minutën e 12 të takimit ka qenë mënyra se si futbollisti nis aventurën e tij të re në radhët e gjigantit francez.
PSG është duke luajtur në transfertë kundër Nimes, ku Rafinja ka pësuar këtë ndërhyrje aspak sportive. Takat e ngritura lart dhe që përfundojnë drejt e në trupin e 27-vjeçarit është mënyra si askush nuk do të donte të debutonte. Stafi mjekësor ka ardhur menjëherë në ndihmë të lojtarit, i cili ka vijuar më pas ndeshjen. Ndërkohë futbollisti kundërshtar, Landre, nuk mund të shpëtonte nga kartoni i kuq me këtë ndërhyrjeje, pavarësisht se kronometri shënonte vetëm 12 minuta lojë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Quite the Ligue 1 introduction for Rafinha.
Nimes’ Loick Landre sent off after this brutal kick to the body! ? #NimesPSG
— Sacha Pisani (@Sachk0) October 16, 2020