Një hap cilësor është ai që ka hedhur Elhan Kastrati në karrierën e tij. Ish-portieri i dalë nga akademia e Teutës, portën e të cilëve e ka mbrojtur edhe si futbollist profesionist, tashmë është zyrtarizuar në Serinë B.
Kastrati ishte pjesë e Trapanit në një ligë më poshtë, por tashmë ka zgjedhur të ngjisë shkallët në karrierën e tij. Lojtari 23-vjeçar është prezantuar në radhët e Çitadelës. Klubi italian këtë sezon synon të renditet në pjesën e sipërme të tabelës së klasifikimit, teksa pretendon të hedhë kandidaturën për një vend në Serie A./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
???????? ????????
?In granata il portiere classe '97.
Benvenuto Elhan! ????
??News??https://t.co/EAnwPFM835 pic.twitter.com/M6VMCkmB5w— A.S. Cittadella (@ascittadella73) October 13, 2020