“Ndeshje kyçe për rrugëtimin tonë“, Berisha për prurjet e reja: Kur të arrijnë vetëbesmin, i gjithë ekipi do përfitojë

Shqipëria luan në Vilnus aktin e dytë përballë Lituanisë. E para përfundoi me fitoren e Kombëtares baltike, ndërsa ditën e nesërme kuqezintjë kërkojnë t’ua kthejnë me të njëjtën monedhë në fushën e lojës. Pak momente më parë është mbajtur edhe konferenca për shtyp në pran të sfidës, ku kapiteni Berisha ishte përkrahë trajnerit Reja për të shuar kueshtjen e gazetarëve.

“Lituania luajti shumë mirë në ndeshjen e parë. Na vuri në vështirësi. Ndoshta edhe ne nuk e kemi bër ndeshjen më të mirë që duhej bërë. Por çfarë vlen tani është ndeshja e nesërme. Duhet të jemi të përqendruar dhe të përgatitur. Do të jetë një ndeshje kyçe për rrugëtimin tonë.

Ndeshja kundër Kazakistanit ka qenë shumë e mirë. Kam parë një grintë shumë më të mirë se në ndeshjen e parë kundër Lituanisë. Djemtë e dinë rëndësinë e kësaj ndeshje. Me siguri nesër do të japin 120% për të arritur objektivin tonë. Nuk duhet të lejojmë që ata të marrin epërsinë.

Në grup kemi lojtarë të rinj. Ka shumë prurje të reja. Djemtë e rinj kanë kualitete por u duhet kohë që të ambientohen dhe të luajnë për Kombëtaren. Duhet të japin maksimumin e tyre të mundshëm. Edhe ne duhet t’i ndihmojmë në çdo mënyrë. Kur të arrijnë një vetëbesim në skuadër, i gjithë ekipi do të përfitojë”, ka thënë Etrit Berisha./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online