Salernitana ka humbur mbrëmjen e djeshme shansin për të luajtur në play off-et për t’u ngjitur në Serie A. Ekipi u mposht në shtëpinë e vetë me shifrat 1-2 dhe kjo ka zgjuar zemërimin e Klaudio Lotitos. Presidenti i klubit Italian ishte duke parë ndeshjen në restorant, teksa ka marrë telefonin dhe nuk e ka kursyer fjalorin për trajnerin Ventura.
“Një copë m***, është diçka e dukshme. Kjo është çmenduri. Ai e nxori Akpa në mesfushë, shkatërroi gjithçka”, ishin fjalët e thëna nga Lotito për teknikun italian. Ky i fundit dha dorëheqjen dhe mbylli këtu bashkëpunimin me Salernitanën. Ndërkohë në të shkuarën ka drejtuar edhe kombëtaren e Italisë dhe ka një eksperiencë të pasur në karrierën e tij si trajner./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
https://twitter.com/JuventusJay/status/1289587850036432899