Nuk ka më vend për Kamberin te Hibernian pas fjalëve për Rangers, nuk e thërrasin për ndeshjen hapëse

0

Largimi duket e vetmja rrugë për Florian Kamberin. Për sulmuesin shqiptar nuk ka më vend te Hibernian dhe kjo falë fjalëve të thëna prej tij. Ai huazim 6 mujor u përjetuar me mjaft entuziazë nga lojtari kuqezi, i cili nuk e fshehu lumturinë e madhe për këtë “lëvizje ëndrrash“. Duke ditur faktin se Rangers është një klub i madh e që ka shkruar historinë në futbollin skocez një deklaratë e tillë ishte e pritshme, por vetë fakti se kartoni i tij i përkiste ende Hibernianit bëri që tifozeria dhe klubi të mos i priste mirë fjalët e Kamberit.

Pasojat e tyre prurja më e re e Kombëtares shqiptare mund t’i shohë qartë tani. Klubi skocez nuk e ka përfshirë Florian Kamberin në parapërgatitjet për sezonin e ri, duke mos e grumbulluar në listën e lojtarëve që u thirrën për ndeshjen e sotme hapëse të kampionatit. Emri i sulmuesit shqiptar nuk figuronte askund dhe nisur edhe nga fjalët e zyrtarit Jack Ross e ardhmja e Kamberit do të jetë larg Hibernian. Aktualisht po punohet për të gjetur një marrëveshje, ndërsa fatmirësisht interesi për shërbimet e 25-vjeçarit nuk mungon./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.