“Grushta në stërvitje? Më thuaj një familje që rri 1 vit pa sherr”, sqarimi i Egbo: Po të kishte rracizëm nuk do isha trajneri i Tiranës

Tirana do të përballet nesër me ekipin e Teutës për të synuar trofeun e dytë për këtë sezon, atë të Kupës së Shqipërisë. Të dyja skuadrat kanë 100 vjetroin e tyre dhe dëshirojnë që ta shtojnë këtë Kupë si një dhuratë për këtë vit jubilar. Në prag të sfidës në konferencën e zakonshme për shtyp ka folur edhe trajneri Emanuel Egbo.

Nigeriani që udhëhoqi bardheblutë drejt suksesit të jashtëzakonshëm të titullit kampion shpreh dëshirën të rrëmbejë edhe një tjetër trofe. Egbo sqaron episodin e pakëndshëm të ndodhur gjatë stërvitjes së Tiranës, ku ka pasur një sherr mes dy lojtarëve. Sipas tij nuk ka familje pa zënka dhe se gjëra të tilla kanë ndodhur edhe më parë, por thjesht nuk janë bërë publike. Më tej shpjegon njëherë e mirë fenomenin e rracizmit në Shqipëri, duke mohuar të jetë ndjerë i diskriminuar nga populli ynë.

Para një finale Kupe, sa e do Tirana këtë trofe?

“E kemi vlerësuar maksimalisht. Cunave i kam thënë që kupa është objektivi i dytë i klubit që nga fillimi sezonit. Do jetë jashtëzakonisht e bukur që në 100 vjetorin e klubit të marrim edhe kampionatin edhe Kupën e Shqipërisë. Emri i tyre do mbetet në historinë e klubit. Nuk e shoh vetëm si një kupë, por ka shumë gjëra brënda. Duhet ta fitojmë pasi më pas fillojnë shumë gjëra të bukura. Me marrjen me marrjen e kësaj kupe, objektivi klubit dhe ai individual është arritur”.

Përsëri grushta në stërvitje, çfarë ndodhi?

“Ishte një keqkuptim. Gjëra që ndodhin në çdo familje. Që kur kam marrë drejtimin e skuadrës jemi munduar që ti ruajmë gjërat të mos dalin jashtë e ti zgjishim si familje si vëllezër. Më keq se dje ka ndodhur edhe më përpara por nuk i kanë marrë vesh pasi i kemi zgjidhur brënda familjes”.

Dukeni më i mërzitur se ka dalë si lajm sesa për atë çka ndodhur…

“E thashë që në çdo familje ka zënka, mes prindërve dhe fëmijëve. Më tregoni një familje pa probleme brënda saj apo një familje që rri 1 apo 2 vite pa sherre. Njerëzit zihen dhe sqarohen. Nuk ka pasur grushta por shtyrje. E rëndësishme është që dy lojtarët u sqaruan me njëri-tjetrin pa ndërhyrjen e stafit apo ndonjë lojtari tjetër. Të arrihet kjo, ka shumë domethënje. Kjo tregon që ekipi ka harmoni, tolerancë mirëkuptim midis njëri-tjetrit. Këtë duhet të shohim, jo atë që ka ndodhur. Kjo më jep shumë shpresë në këtë ekip”.

Është bërë bërë maratonë çështja e rracizmit. Mund të na e sqaroni për herë të fundit çfarë ka ndodhur?

“Kam tentuar ta sqaroj sa më tepër. Ata që e kanë marrë për interesa të vetat apo për lajme, unë mendoj se jam më shumë shqiptar se ata. E dua këtë vend dhe dëshira ime është të përmirësohemi sa më shumë. Une kam 20 vite në Shqipëri. Kjo është shtëpia ime. 99 shqiptarë nuk mund të ndëshkohen për veprimin e një tjetri“.

Kur ka ndodhur ky episod?

“Është shumë kohë përpara. Për mua është e mbyllur. Ajo pyetje më është bërë edhe nga gazetar shqiptar edhe në studio televizive, a ka apo nuk ka rracizëm.

Nuk ka askush shans të thotë që shqiptarët janë më rracistë se vëndet e tjera. E kam sqaruar që ka njerëz të këqinj dhe njerëz të mirë, ashtu si dhe në vendin tim në Nigeri. Shqiptarët më kanë trajtuar mirë më kanë respektuar dhe jam ndjerë komod. Nëse shqiptarët do ishin rracistë, sipas atyre që e kanë nxjerrë nga konteksti, unë nuk do isha trajner i Tiranës. Unë nuk jam njeri i polemikave, por e kanë nxjerrë nga konteksti. Nuk mund të bëhem hipokrit por i drejtpërdrejtë si gjithmonë“.

Edhe Teuta feston 100 vjetorin. Çfarë keni ju më shumë se kundërshtari për ta fituar këtë Kupë?

“Përderisa fituam kampionatin, kemi vetëbesimin dhe një shtysë për ta fituar edhe Kupën. E dim që kundërshtari e ka vlerësuar maksimalisht pasi kanë 100 vjetorin, por shpresoj të japim 100% tonë. Kjo është më e rëndësishme”.

Mediat në Nigeri e kanë pasqyruar shumë këtë arritje. Keni qënë në qender të vemendjes se opinionit sportiv. Çfarë domethënje ka kjo për ju?

“Ka shumë domethënje pasi unë nuk e dija. Kam qënë i përqëndruar vetëm tek puna dhe klubi. Tirana është klubi më i madh në Shqipëri ku kam dhënë shumë. Kam fituar kampionat, kupë dhe superkupë si lojtar dhe klubi që duan më shumë. Nuk e dija që jam trajneri u parë afrikan që fitoj një titull kampion në Europë. Unë thjesht kam bërë punën time. Nuk merrem me statistika apo objektive individuale. Jam bashkëpunëtor për të arritur objektivin e klubit pasi kjo është më e rëndësishme. Duke punuar për objektivin e klubit, kam arritur dhe një objektiv personal të cilin nuk e dija se ekziston. Prandaj mediat atje e kanë zbuluar dhe duke filluar nga presidenti qeveria dhe gjithë më kanë uruar dhe është dicka jashtëzakonisht e mirë. Por unë jam prapë i njëjti. Me ndihmën e Zotit kam arritur këtë sukses dhe siç kam qënë më përpara ashtu do jem përsëri, gjithmonë me këmbë në tokë“, ka deklaruar Emanuel Egbo./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online