“Higuaini dhe Bernardeski qajnë sa i prek”, Rebiç i revoltuar: Shikoni Ibrën që asnjëherë nuk ankohet nga goditjet e kundërshtarëve

Ylli i Milanit, Rebiç ishte mjaft i pakënaqur me mënyrën sesi Higuain dhe Bernardeski u sollën në përballjen mes Milanit dhe Juventusit. Ai i ka akuzuar sulmuesit bardhezi se “qajnë” që në prekjen e parë të kundërshtarit.  Madje ai ka bërë një krahasim me shokun e tij të skuadrës  Zllatan Ibrahimoviç, i cili mer shumë goditje në fushën e lojës por nuk ankohet asnjëherë.

Në një intervistë të dhënë për  “Gazzetta dello Sport”, kroati u shpreh mjaft i revoltuar me qëndrimin e dy lojtarëve të Juventusit.

“ Higuani? Nuk jam fans i lojtarëve të tillë, të jesh aq i fortë fizikisht dhe të shtrihesh 3 minuta në fushë që me prekjen e parë është e pakuptueshme. E njëjta ndodh edhe me Bernardeskin, “qan”  sa herë që e prekje. Shikoni Ibrën, lojtarët e Spalit e godisnin përherë, por ai asnjëherë nuk ankohej tek arbitri dhe çohej menjëherë. Të tjerët  vetëm qajnë”- u shpreh Rebiç.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *