Tirana ka bërë disa afrime këtë verë dhe ajo që ka rënë në sy është fakti që nën urdhrat e trajnerit Ardian Mema janë katër portierë. Dyshes Ilion Lika-Alesio Abibi i janë shtuar edhe Edvan Bakaj e Pano Qirko. Gjithsesi pritet të ketë të reja.
Abibi po shikon mundësinë e largimit dhe për të ka interesim nga jashtë vendit. Ottopagine.it shkruan se klubi italian i Avelinos, që garon në Serie C, po e shikon si mundësi portierin e Tiranës.
Shtatlarti ka edhe një vit kontratë, por duke parë faktin që te Tirana janë aktualisht katër portierë, Abibi mund edhe të lihet i lirë. Gjithsesi më parë duhet që Avelino të bindet që Abibi është i duhuri për ta.