Egnatia vendos, një kavajas sërish trajner

Egnatia ka vendosur në lidhje me trajnerin e ri, teksa pas largimit të Ilir Duros një tjetër trajner kavajas do të jetë në krye të rrogozhinazve. Drejtuesit e rinj të klubit i kanë besuar stolin Ndriçim Kashamit.

Alternativat ishin disa, por në fund kavajasi ka qenë alternativa e menduar si më e përshtatshme për Egnatian. Ditën e hënë rrogozhinasit pritet të dalin në stërvitje dhe mbeten për t’u parë cilët lojtarë nga sezoni i shkuar do të vazhdojnë të mbrojnë sërish ngjyrat e Egnatias.

Sa i takon trajnerit Kashami, ai më parë ka drejtuar skuadrën e Luzit, për të bashkëpunuar më pas edhe me klube si Apolonia dhe Besëlidhja. Për të është eksperienca e parë në krye të Egnatias.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *