Reklamat janë shndërruar në një burim ta madh të ardhurash prej vitesh në futboll. Ekipet kanë filluar të sponzorizohen nga kompani gjigante vetëm sepse mbajnë të stamquar në bluzë logon e tyre. Totenhem është ekipi i radhës, që përfiton shifra të çmendura.
Me kontratën e fundit, Totenhem do të arketojë 320 milionë paund në tetë sezonet e ardhshme. Këto para jepen nga kompania e sigurimeve “AIA” me seli në Hong Kong, që është prej vitesh sponsor në klubin londinez.
Me këtë kontratë, “Spurs” hyjnë në listën e klubeve që përfitojnë më shumë për një reklamë të tillë. Në vendin e parë në Premier qëndron Junajtid, që merr 53 milionë paund në vit nga “Chevrolet”. Totenhem me kontratën e re i bashkohet ekipeve gjigante të Premier Ligës.