Refuzoi Milanin dhe Arsenalin, Brahimi largohet nga Europa

Jasin Brahimi ka qenë një ndër lojtarët më të kërkuar të merkatos së verës. Sulmuesi anësor mbylli bashkëpunimin me Porton duke mos preferuar të rinovonte kontratën. Ofertat për 29-vjeçarin qenë të shumta me klubi si Milan, Arsenal dhe shumë të tjerë që treguan interes. Megjithatë, algjeriani ka zgjedhur të provojë luajë për herë të parë jashtë kontinentit evropian.

Sipas medies franceze “telefoot”, Brahimi ka pranuar ofertën e ekipit nga Katari, Al Rajan. Milionat nga sheikët e shtetit në Lindjen e Mesme kanë qenë të mjaftueshme që Brahimi të refuzojë oferta të ndryshme nga klube evropiane.

Në pesë sezonet e fundit, Brahimi ishte pjesë e Portos, ku u shpall  dy herë lojtari më i mirë i kampionatit portugez.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *