Mançester Junajtid duket këmbëngulës për të nënshkruar me Bruno Fernandes. Ikja e Herreras dhe mundësia e Pogba për t’u “arratisur” këtë verë e shtyjnë Junajtid të shpenzojë për të sjellë një mesfushor klasi.
Bruno Fernandes i ka të gjitha, mbron, asiston, por edhe shënon. Sezonin e kaluar e mbylli me 32 gola në të gjitha garat, duke u bërë mesfushori me më shumë rrjeta në një sezon gjatë gjithë historisë se kampionatit portugez.
Sportingu kërkon të paktën 70 milionë euro për të lënë të lirë mesfushorin. Junajtid ka limitet e veta dhe këtu qëndron ngërçi. Djajtë kanë nisur disa oferta, por të gjitha kanë marrë një “jo” nga klubi portugez.
Solskjaer nuk dorëzohet dhe sipas medieve evropiane, ka gati çekun me 62 milionë euro. Shifër që me shumë mundësi do e bëjë Sportingun të dorëzohet, duke parë se askush nuk ofron më shumë se anglezët.