Tragjedi në boks, ndërron jetë boksieri i njohur rus

Bota e boksit është e gjitha në zi për shkak të vdekjes së boksierit rus Maksim Dadashev. 28-vjeçari humbi ndjenjat pak minuta pas duelit të zhvilluar ditën e shtunë ndaj Subriel Matias. Ndeshja u ndal në raundin 11 pasi trajneri i rusit ndaloi duelin për shkak se vuri re që boksieri i tij po shfaqte shenja konfuzioni.

Nuhatja e trajnerit qëlloi  e goditur, pas Dadashev humbi ndjenjat dhe u shoqërua menjëherë në spital. Skanimet e trurit treguan një hematomë në tru dhe doktorët e çuan shtetasin rus në dhomën e operacionit, ku i hoqën një pjesë kafkës për të zvogëluar ënjten në tru.

https://twitter.com/trboxing/status/1152410612472766464

Ditën e sotme spitali ku po qëndronte boksieri njoftoi vdekjen e 28-vjeçarit për shkak të dëmtimeve të rënda në tru.

 

Dadashev pak sekonda para se të humbte ndjenjat

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *