Myrto Uzuni ka bërë një sezon shumë të mirë edicionin që lam pas, si dhe bëri disa ndeshje të mira në këtë fazë përgatitore me ekipin e Lokomotivës së Zagrebit. Por sot përballë Dinamo Zagrebit, sulmuesi kuqezi ishte protagonist për arsyet e gabuara.
Uzuni kishte mundësinë të barazonte takimin për skuadrën e tij në takimin e parë të kampionatit kroat përballë Dinamos, por në minutën e 39-të u tregua i pasaktë nga pika e bardhë e penalltisë. Më pas, Dinamo do të shënonte dhe dy herë të tjera, për ta fituar takimin bindshëm 3-0.
Ndeshja mbaroi në minutën e 82-të për Uzunin, që u zëvendësua nga shqiptari tjetër Tuci, ndërsa Kastrati, i cili e fitoi penalltinë, luajti 90 minuta.
Kroaci, HNL League
Dinamo Zagreb – Lokomotiva e Zagrebit 3-0
Kadzior 17’, Orsiç 45+1’, Petkoviç 85’